Justin Bieber nuk respekton distancën, heq maskën gjatë takimit me fansa

Mediale Vip

Justin Bieber nuk respekton distancën, heq maskën gjatë takimit me fansa

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 15:47
Justin Bieber

Justin nuk e ka respektuar distancën gjatë një takimi me fansa.

Së fundmi ai e lansoi projektin e ri muzikor me titull “Holy”, shkruajnë mediat e huaja.

Pas një ore Justin Bieber kishte shkuar në West Hollywood për të takuar një grup të fansave të tij, shkruan Daily Mail. 26-vjeçari gjatë takimit me ta, ishte parë se nuk ka respektuar distancën shoqërore, ndërsa as maskë mbrojtëse nuk kishte vënë.

Fillimisht ai e kishte një të tillë, por në të parë grumbullin e fansave, ai e largoi atë. Një numër i madh i adhuruesve të muzikës së tij janë parë me maskë, për shkak të parandalimit të COVID-19. Sidoqoftë, gjatë kësaj paraqitje ai është shfaqur me plot stil, teksa kishte kombinuar veshjen me ngjyrë të zezë e të bardhë.

Pasi u fotografua dhe kaloi kohë me ta, disa nga fansat filluan të vallëzonin nën tingujt e muzikës së tij.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat