‘Ke inat shqiptari’, Almeda rrëfen se për çfarë zihet më shpesh me Tolgën

Mediale Vip

‘Ke inat shqiptari’, Almeda rrëfen se për çfarë zihet më shpesh me Tolgën

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 06:30
Almeda, Tolgahan

Në një intervistë për emisionin Ditë e Re në Rtv Ora në rubrikën “Special Edition by Arjola Shehu”, Almeda Abazi foli për jetën e saj në Turqi, projektin e ri që pritet ta rikthejë së shpejti në televizion , për jetën si nënë dhe për marrëdhënien e saj me Tolgën.

Sa herë diskutohet për marrëdhënien e tyre të krijohet përshtypja se Almeda dhe Tolga janë ai çifti perfekt mes të cilëve ka gjithmonë harmoni dhe vështirë t’i imagjinosh duke debatuar.

Në fakt, si të gjitha çiftet edhe ata kanë mosmarrëveshjet dhe debatet e tyre. Zënkat mes tyre duket se lindin për shkak të kokëfortësisë së Almedës, të cilën Tolga dhe turqit në përgjithësi e quajnë “kokëfortësi shqiptari”.

“Mua më thotë gjithmonë që kam inat shqiptari... ose më saktë kokëfortësi shqiptari, është shprehje këtu. Më thotë ‘Ok, e vërtetova që shqiptarët janë me të vërtetë kokëfortë”. Unë për atë që mendoj ose për atë që dua, i shkoj deri në fund, rri tek ajo imja. Është pak vështirë të më ndërrosh mendje. Ndoshta kjo është arsyeja që debatojmë”, -ka rrëfyer Almeda.

Sa i përket xhelozisë, Almeda dhe Tolga e kanë zgjidhur, pasi as njëri dhe as tjetri nuk bëhet xheloz jashtë limiteve.

“Jo, të betohem jo! Nuk jam xheloze. Gjithmonë më pyesin, edhe për shkak të punës së Tolgës. Nuk jam xheloze, por sigurisht njeriun që dua shumë mund ta xhelozoj. Është diçka normale... por nuk e kaloj asnjëherë atë limitin.

[As unë] Nuk i kam dhënë asnjëherë shkak të bëhet xheloz. Unë nuk jam tip që dua ta bëj burrin xheloz. Nuk e çoj deri në atë pikë. S’jam tip që vishem shumë ekstravagante, nuk jam tip që dal në klube gjithë kohës, s’jam tip që rrotulloj sytë sa andej-këtej. Kështu që s’ka arsye pse të bëhet xheloz”, -është shprehur ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat