U aludua se është në lidhje me Capital T, Adrola Dushi tregon të vërtetën

Mediale Vip

U aludua se është në lidhje me Capital T, Adrola Dushi tregon të vërtetën

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 09:12
Capital T dhe Adrola Dushi

Adrola Dushi është ndër modelet më të popullarizuara në trevat shqiptare, ndërsa merr vëmendje të madhe çdo lëvizje e saj.

Së fundmi për të është aluduar se mund te ketë filluar një lidhje dashurie me reperin e njohur, Capital T.

Aludime të tilla kanë ardhur për shkak të pjesëmarrjes së saj në klipin “C’est La Vie”, ku dyshja shiheshin mjaft të afërt.

Image

E ftuar në emisionin NIN, bukuroshja brune është pyetur se si qëndron e vërteta, pasi fansat vetëm kanë filluar me komentet e tyre.

“Jemi shumë shokë, shumë miq të mirë, njihemi prej vitesh dhe e vlerësoj jashtëzakonisht shumë si artist por edhe si djalë, është një nga djemtë e rrallë që kemi. Jam shumë lumtur ta kem shok”, është shprehur ajo.

Po ashtu vlen të përmendet se Trim Ademi më parë kishte publikuar në rrjet një imazh me modelen, ku komentet ishin nga më të ndryshmet.

Sidoqoftë, 27-vjeçarja ka mohuar çdo spekulim rreth lidhjeve të saj të dashurisë sa i përket me reperin e njohur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat