Eneda Tarifa vendos të rikthehet në Portokalli

Mediale Vip

Eneda Tarifa vendos të rikthehet në Portokalli

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 17:29
Eneda Tarifa

4 vite pas largimit, duket se Eneda Tarifa ka vendosur të rikthehet sërish në spektaklin e humorit Portokalli. Burime pranë revista Who kanë zbuluar se Eneda Tarifa do të prezantojë në sezonin e ri të Portokallisë përkrah Salsano Rrapit. Sipas po të njëjtit burim, këngëtarja dhe moderatorja e njohur është parë ditët e fundit në ambientet e Top Channel përkrah stafit të spektaklit të humorit.

Iconstyle ka kontaktuar me Tarifën dhe është në pritje të një përgjigjeje prej saj.

Eneda prezantoi për 6 vite në spektaklin e humorit dhe në vitin 2016-të vendosi të hiqte dorë, duke ju lënë drejtimin Salsanos dhe Xhemit. Për pak kohë ajo qëndroi e shkëputur nga ekrani dhe më pas ju besua drejtimi i “Top Talent”.

Ndërkohë në Portokalli ka pasur lëvizje të shumta këtë sezon, pasi disa emra të njohur kanë konfirmuar largimin. Xhemi Shehu ishte e para që pranoi publikisht se nuk do të prezantojë më, gjithashtu dy aktoret Renada Caci dhe Egla Ceno kanë konfirmuar së fundmi se nuk do të jenë më pjesë e trupës së aktorëve.

Në media u përfol edhe largimi i Salsano Rrapit, por ditën e djeshme ai i hodhi poshtë zërat duke treguar se ka nisur përgatitjet për sezonin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat