Plaçkitet Arta Elezaj, hajnat i hyjnë në banesë dhe i marrin gjëra luksoze

Mediale Vip

Plaçkitet Arta Elezaj, hajnat i hyjnë në banesë dhe i marrin gjëra luksoze

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 17:44
Arta Elezaj

Mbrëmjen e djeshme, një banesë në Prishtinë është grabitur nga një person i armatosur, ndërsa në këtë banesë ka qenë duke jetuar njëra nga femrave më të komentuara në shtypin tonë rozë.

Në banesën e cila rreth orës 23:45 është sulmuar nga një person i armatosur me qëllim grabitje, ka jetuar Arta Elezaj së bashku me një shoqe të saj, emiri së cilës për shkaqe konfidenciale mbetet anonim.

Në raport thuhet se i janë marrë vetëm stoli ari dhe dy ora, mirëpo dëmi total ende nuk dihet sakt. Sipas raportit të policisë i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Ndryshe, Arta deri më tani nuk ka dal me një prononcim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat