Fjolla Morina nuk është shtatzënë! Këngëtarja lirohet nga burgu

Mediale Vip

Fjolla Morina nuk është shtatzënë! Këngëtarja lirohet nga burgu

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 06:19
Fjolla Morina

Këngëtarja Fjolla Morina është liruar nga burgu, pasi gjykata ka vendosur për të masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Tri ditë më parë, këngëtarja u ndalua në pikën kufitare të Morinës, pasi iu gjetën dy armë në makinë.

Mësohet gjithashtu se Fjolla nuk është shtatzënë, siç u tha dy ditë më parë. Pas kontrollit të dytë që iu bë në maternitetin e Kukësit, rezultoi se këngëtarja nuk është në pritje të një fëmije. Sipas shqiptarja.com, mjeku i parë që ka nxjerrë raportin fals të shtatzënisë është arratisur në Kosovë. Ndaj tij rëndon akuza për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

Gjykata vendosi sot ta lërë Fjolla Morinën në arrest shtëpie për shkak se ka dy fëmijë për t’u kujdesur, njëra prej tyre e mitur. Gjithashtu gjykata vendosi masën “arrest në burg” me afat 30 ditë për dy personat me të cilët Fjolla ishte në makinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat