Arsyeja pse vajzat e familjes Obama shfaqen rrallë në publik

Mediale Vip

Arsyeja pse vajzat e familjes Obama shfaqen rrallë në publik

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 09:34
Obama me familje

Vajzat e familjes Obama dalin rrallë në publik dhe bëhet e ditur arsyeja.

Barack dhe Michelle Obama kanë një marrëdhënie të ngushtë me vajzat e tyre Sasha dhe Malia, të cilat e kaluan fëmijërinë në Shtëpinë e Bardhë gjatë presidencës së babait të tyre. Përveç edukimit unik, prindërit punuan shumë për ta mbajtur private jetën e vajzave të tyre. Michelle dhe Barack janë fotografuar rrallëherë me vajzat në publik.

Gjatë një interviste në emisionin Today me Jenna Bush Hager, vajza e ish-presidentit George W. Bush, Michelle zbuloi pse ishte kaq e rëndësishme për të, që të mbronte privatësinë e Malia-s dhe Sasha-s. “Ne u përpoqëm të vendosnim kufij brenda ekspozimit të tyre, prandaj ju rrallë i shihni vajzat në evente publike, transmeton lapsi. Ka pasur raste kur i kemi thënë shtypit që vajzat do të jenë në një event me ne, që të vinin. “Por mos shkoni në shkollën e tyre!”, u thamë. Ju doni që fëmijët tuaj të rriten normalisht dhe t’i mbajnë private gjithë ato eksperienca të mrekullueshme. Edhe nëse ato do të dështojnë, kjo do të dihet familjarisht, si çdo fëmijë. Kur atyre nuk u lejohet privatësia, është e padrejtë. Do të ndjeheni fajtorë sepse nuk e zgjodhën vetë jetën e tyre.”, tha Michelle.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat