Katie Holmes përflitet për një martesë me Emilio, bën kuriozë fansat në një fotografi me ‘fustan nusërie’

Mediale Vip

Katie Holmes përflitet për një martesë me Emilio, bën kuriozë fansat në një fotografi me ‘fustan nusërie’

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 10:10
Katie Holmes

Katie Holmes është duke shijuar mjaft shumë romancën me kuzhinierin, Emilio Vitolo.

Ylli i Hollywoodit- e cila ka mbajtur larg syrit të medieve lidhjen e re, ka bërë kuriozë fansat me një fotografi të publikuar në muajin korrik.

Një imazh ku shfaqet me fustan të bardhë, bëri të dyshohej që 41 vjeçarja është duke planifikuar për një martesë të mundshme me Vitolo.

“Duket si një fustan nusërie”, shkroi një fans. “Fustan nusërie”, shtoi një tjetër – duke aluduar se kjo ishte një parapërgatitje për dasmë.

Gjatë muajve të kaluar, Katie ka qenë e izoluar së bashku me vajzën e saj, Suri Cruise, 14 vjeçare, në New York.Ylli gjithashtu kaloi një pjesë tjetër në Ohio, atje ku edhe është rritur.

Gjatë izolimit, Katie dhe Suri kaluan një kohë të mirë me njëra-tjetrën përkundër periudhës depresive për shkak të pandemisë së coronavirusit.

E njëjta ndërkohë ndan vajzën me ish-bashkëshortin Tom Cruise.

Në vazhdim, presim të shohim nëse do ketë një ceremoni të vërtetë të Katie me Emilio. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat