Mediat greke: “Zonja e fshehtë e Sulltanit”, kjo është e dashura modele e Erdogan

Mediale Vip

Mediat greke: “Zonja e fshehtë e Sulltanit”, kjo është e dashura modele e Erdogan

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 10:41
Defne Samieli dhe Erdogan

Mediat greke nuk i ndalin sulmet ndaj liderit turk. Së fundmi, kanë shkruar për atë që ato e quajnë “zonja e fshehtë e Sulltanit”. Sipas mediave të vendit fqinj, bukuroshja brune, Defne Samieli tërhoqi vëmendjen në një natë në vitin 2014, pas thashethemeve që ajo ishte në një marrëdhënie me të.

Thuhet se u Defne u takua me Erdogan, pasi u divorcua nga burri i saj në 2011, me të cilin ishte e martuar që prej vitit 1995.

Pak para zgjedhjeve vendimtare në mars, presidenti turk mësoi se një video rozë do të dilte në internet, ku ishte ai dhe modelja bukuroshe.

Mirëpo, në atë kohë lideri turk, sipas mediave greke sulmoi rrjetet sociale, duke bllokuar edhe Twitter-in.

Në një tubim zgjedhor nga Taip Erdogan, Defne Samieli u shfaq në krah të tij, duke treguar mbështetjen e saj. Gjithashtu thuhet se ka një marrëdhënie miqësore me zonjën e parë të Turqisë, Emine.

“Në asnjë mënyrë Erdogan nuk dëshironte që këto thashetheme të arrinin në veshët e gruas së tij, me të cilën ka qenë së bashku për 38 vjet. Por shumë më tepër ai nuk donte të njolloste imazhin e familjes dhe burrit besnik që ka krijuar me mjeshtëri”, shkruajnë mediat greke.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat