Modelja e njohur e Instagramit arrestohet për grabitje me maskë

Mediale Vip

Modelja e njohur e Instagramit arrestohet për grabitje me maskë

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 11:06
Marina Agostino

Modelja e Instagramit Monique Marina Agostino, u kap me thikë në një dyqan ushqimor dhe arrestua përsëri.

Monique Marina Agostino, 25 vjeçare , fillimisht u dënua me dy vjet burg, në vitin 2018, për një ngjarje krimi në Sidney të Australisë.

Ajo u la e lirë me kusht në fillim të këtij viti ndërsa apelonte kundër dënimit të saj, por u arrestua përsëri në shtator pasi u lëshua një urdhër arresti për të kur ajo nuk u paraqit në gjykatë për pretendimet se kishte shkelur kushtet e saj të lirimit me kusht.

Monique grumbulloi ndjekës në Instagram duke publikuar fotografi provokuese dhe e veshur me veshje të Catwoman.

Ajo ishte shoferja që ndihmoi në largim djem adoleshentë të cilët thyen një restorant italian dhe u përpoqën të hynin në një dyqan frutash dhe kafe.

Në të njëjtën ditë, Agostino u kap gjithashtu duke përdorur një kartë krediti të vjedhur për të blerë ushqim në vlerë 11,55. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat