Anne Hathaway do ta luajë rolin kryesor në filmin që flet për pandeminë e coronavirusit

Mediale Vip

Anne Hathaway do ta luajë rolin kryesor në filmin që flet për pandeminë e coronavirusit

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 12:04
Anne Hathaway

Pandemia e coronavirusit akoma nuk ka mbaruar e as që i dihet fundi, ndërsa Hollywoodi tashmë planifikon ta tregojë në ekranin e madh.

Në fakt, në plan është xhirimi i filmit filma “Lockdown”, në të cilin Anne Hathaway do ta luajë rolin kryesor.

Harper’s Bazaar shkruan se është fjala për kombinimin e një komedie romantike dhe drame, me regji të Doug Liman, autor i filmave, si “Mr. & Mrs. Smith” e “The Bourne Identity”.

Xhirimet e filmit pritet të fillojnë në fund të këtij muaji në Londër, ndërsa në njërin prej roleve pritet të luajë edhe ylli i serialit “Peaky Blinders”, Cillian Murphy.

Ngjarja dhe data e publikimit të filmit nuk janë bërë të ditura, ndërsa lajmi për xhirimin e filmit ka nxitur reagime të ndryshme në rrjetet sociale. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat