Ylli i Hollywoodit, Sophia Loren rikthehet në një film në Netflix pas 11 vitesh pauzë nga aktrimi

Mediale Vip

Ylli i Hollywoodit, Sophia Loren rikthehet në një film në Netflix pas 11 vitesh pauzë nga aktrimi

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 12:29
Sophia Loren

Aktorja italiane, Sophia Loren, do të luajë në një film artistik për herë të parë pas më shumë se një dekade.

Ylli i epokës së artë të Hollywoodit, 86 vjeçe, do të luajë pjesën kryesore në një dramë të re në gjuhën italiane, “The Life Ahead”, e cila do të transmetohet në Netflix.

Filmi – i cili do të drejtohet nga djali Edoardo Ponti – Sophia luan një grua hebre dhe një të mbijetuar të Holokaustit me emrin Rosa e cila ndihmon në rritjen e fëmijëve të prostitutave.

Duke folur për entuziazmin e saj në lidhje me projektin, ajo tha për Deadline: “Kur djali im më propozoi rolin, ishte një ëndërr e bërë realitet”.

“Unë e shqyrtova mundësinë. Më pëlqente të portretizoja zonjën Rosa. Ajo është e ashpër, është e brishtë, është e mbijetuar. Në shumë mënyra ajo më kujton nënën time”.

Paraqitja e saj e fundit në një film ishte në vitin 2010 në “My House Is Full Of Mirrors”.

Një vit përpara, ajo bëri një paraqitje të jashtëzakonshme përballë Penelope Cruz dhe Nicole Kidman në filmin “Nine”.

Sophia konsiderohet si një nga thesaret kombëtare të Italisë pasi është ylli më i madh i filmit që ka dalë nga vendi.

Në vitin 1961, Sophia fitoi për ‘Aktoren më të mirë’ në “Academy Awards” për rolin e saj në “Two Women”.

Karriera e saj filloi qysh në moshë të re dhe vazhdoi me emrin Sofia Villani Scicolone. Ajo për herë të parë u shfaq në dramën “Quo Vadid”. E njëjta ndryshoi emrin Sophia Loren në filmin “Aida” të vitit 1953.

Por, famën më të madhe e arriti në “Boy On A Dolphin”.

Ajo ishte e martuar me Carlo nga viti 1966 deri në vitin 2007, kur edhe vdiq bashkëshorti i saj.

Të njëjtit kishin dy fëmijë së bashku: Edoardo, 46 vjeç, i cili është i martuar me Sasha Alexander, dhe Cardo Jr, 50 vjeçar.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat