“Të duan për aq kohë sa të përdorin”- U tha se janë ndarë, me këto fjalë Arbenita Ismaji iu drejtua Feros?

Mediale Vip

“Të duan për aq kohë sa të përdorin”- U tha se janë ndarë, me këto fjalë Arbenita Ismaji iu drejtua Feros?

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 13:54
Arbenita dhe Fero

Arbenita Ismajli dhe Fero kanë qenë për shumë kohë në qendër të vëmendjes për shkak të marrëdhënies së tyre me ulje e ngritje.

Por çifti gjithmonë e kanë gjetur rrugën për tek njëri-tjetri.

Së fundmi, modelja dhe reperi përflitet se janë ndarë sërish dhe hedhin kunja për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Arbenita Ismajli postoi një shkrim në Instagram, që duket se i drejtohet ish-partnerit të saj, ku shkruhet: “Disa njerëz do të ‘duan’ aq kohë sa mund të të përdorin. Besnikëria e tyre mbaron kur përfundojnë përfitimet.”

Ndërkohë asnjë prej tyre nuk ka bërë deklaratë publike rreth thashethemeve që po qarkullojnë.

Gjatë interviste për “Vizioni i pasdites” pak kohë më parë, Fero foli për Arbenita Ismajlin, ku tregoi se e ka ndaluar që të japë intervista derisa ai vetë ta shohë të arsyeshme.

Madje shtoi se duhet t’i paguajnë shumë shtrenjtë që të dalin në intervista.

‘Po është e vërtetë që e ndaloj Arbenitën që të japë intervista. Nëse unë nuk e shoh të arsyeshme nuk do e shihni në intervista. Edhe vetë për 2-3 muaj dhe s’do bëj më kurrë intervista. Duhet të paguhemi shumë shtrenjtë që të vijmë në intervista,”- tha reperi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat