Jennifer Lopez me prerje mahnitëse flokësh për vjeshtën

Mediale Vip

Jennifer Lopez me prerje mahnitëse flokësh për vjeshtën

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 14:39
Jennifer Lopez

Ndërsa Jennifer Lopez mund të ketë pasur kaçurrelat më joshëse dhe më voluminoze të botës në Super Bowl, tani po shkëlqen me një model të ri për prerjen e flokëve të vjeshtës 2020.

Flokët ‘Bob’ të valëzuara të Lopez, nga stilisti i flokëve të saj Chris Appleton, do t’ju frymëzojë ta provoni edhe ju këtë sezon.

Bob-i elegant i këngëtares parashikohet nga shumë stilistë të jetë një nga trendet më të mëdha të sezonit.

Në një foto në Instagram të postuar nga Appleton, Lopez ka një prerje flokësh mbi supe e stiluar me valë të trazuara dhe një pjesë anësore voluminoze.

Lopez gjithmonë ja del të duket në formë. Edhe kësaj radhe, menjëherë pas postimit të fotografisë së saj, u konfirmuar trendi i radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat