Arbenita Ismajli bën deklaratën e fortë: Më kanë përdorur…

Mediale Vip

Arbenita Ismajli bën deklaratën e fortë: Më kanë përdorur…

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 14:50
Arbenita Ismajli

Modelja Arbenita Ismajli është një ndër emrat më të lakuar në media që prej bërjes publike të lidhjes së saj me reperin Fero.

Ajo mori shumë shpejt famë pasi u bë publike lidhja e saj me reperin e njohur, Fero. Është fjala për modelen Arbenita Ismajli, e cila u kthye menjëherë në një nga vajzat më të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Lidhja e tyre e dashurisë ka ardhur për fansat me disa ndarje e ribashkime, por së fundmi duket se gjërat mes tyre nuk janë aspak mirë.

Prej disa kohësh, modelja bukuroshe dhe reperi nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në “Instagram”. Madje Fero e ka çaktivizuar llogarinë e tij pa lajmëruar më parë fansat që janë bërë merak për të.

Ndërsa nga ana tjetër, Arbenita nuk i kursen thumbat në rrjetet sociale të cilat nëse nuk i ka me reperin, nuk dimë me kë i ka tjetër.

Pak orë më parë, ajo ka plasur “bombën” me foton e fundit që ka publikuar, duke lënë të kuptohet se personat pranë saj e kanë përdorur. “Disa njerëz do të të “duan” për aq kohë sa mund të të përdorin. Besnikëria e tyre përfundon kur përfundojnë edhe benefitet.”- janë fjalët që i bënë fansat shumë kuriozë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat