​Sofia Loren i rikthehet aktrimit në moshën 86-vjeçare

Mediale Vip

​Sofia Loren i rikthehet aktrimit në moshën 86-vjeçare

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 15:11
​Sofia Loren

Sofia Loren do të rikthehet në kinema pas 11 vitesh mungesë. Loren, tani 86-vjeç, do të shfaqet në dramën e pritshme të Netflix, The Life Ahead që drejtohet nga i biri, Edoardo Ponti.

Në film, Loren luan Madame Rozën, një hebrenje që i mbijetoi holokaustit që ndihmon në rritjen e fëmijëve të një prostitute të vdekur, me të cilën ajo dikur ishte endur rrugëve. Ajo më pas lidh një miqësi të fortë me Momon, një senegalez 12-vjecar, jetim, që përpiqet ti vjedhë asaj shandanët.

Ky do të jetë adaptimi i dytë i novelës së Romain Gary, pas një filmi të 1977 që mori emrin e karakterit kryesor, në të cilin luante Simone Signoret.

Pas premierës në Romë, në tetor, filmi do të mund të shihet në Netflix një muaj më vonë.

Loren ka fituar Oskarin e parë në 1961 për rolin në filmin Two Women, ndërsa të dytin, në 1991, një oskar nderi për një karrierë të pasur me performanca të paharrueshme që i ka shtuar shkëlqim të përhershëm formës sonë të artit – thuhej në motivim.

Aktorja thotë se ajo rrëmbeu shansin për të luajtur rolin në filmin e të birit, pasi ajo i kujtonte nënën e saj.

Sofia Loren ka punuar me të birin dhe dy herë të tjera më parë, hera e fundit ishte në 2002 me Between Strangers. Edoardo Ponti, 46-vjeçar, është fëmija i dytë i aktores me regjisorin Carlo Ponti, me të cilin ajo ishte e martuar që nga 1966 e deri në vdekjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat