Zbulohen të ftuarit specialë në “Dua të të bëj të lumtur”! Çifti i njohur për herë të parë bashkë në ekran

Mediale Vip

Zbulohen të ftuarit specialë në “Dua të të bëj të lumtur”! Çifti i njohur për herë të parë bashkë në ekran

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 15:56
Arbana Osmani

Arbana Osmani ka zbuluar të ftuarit specialë në sezonin e ri të emisionit “Dua të të bëj të lumtur” që fillon në janar.

Përmes një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit, moderatorja ka treguar se reperi Ledri Vula do të jetë i ftuar për të surprizuar dikë, por nuk do të jetë vetëm.

Për herë të parë në ekran atij do t’i bashkohet partnerja Sara Hoxha, ka thënë Arbana Osmani.

“Ledri Vula bashkë me Sara Hoxhën biles, se vetëm s’e duam ne”, shkruan moderatorja në Instastpry.

Ndërkohë, fansat e Capital T i kanë kërkuar moderatores ta ftojë reperin këtë sezon të ri, dhe në atë moment, Arbana ka zbuluar sesi iu prishën planet për ta pasur si të ftuar special sezonin e shkuar.

“TrueCapo ishte në plan të vinte që sezonin e kaluar po pandemia na i prishi planet. E sigurt që do të kemi këtë sezon”, u shpreh Arbana.

“Dua të të bëj të lumtur” rikthehet në ekranin e @topchannelalbania në Janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat