Arbana shtatzënë, por kush do ta prezantojë emisionin e saj? Moderatorja shuan kureshtjen e të gjithëve

Mediale Vip

Arbana shtatzënë, por kush do ta prezantojë emisionin e saj? Moderatorja shuan kureshtjen e të gjithëve

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 18:16
Arbana Osmani

Arbana Osmani do të rikthehet në “Top Channel” me spektaklin “Dua të të bëj të lumtur” në muajin janar. Njoftimin e ka dhënë vetë ajo me një status në instagram ku rrëfen se emisioni shumë i dashur për shqiptarët do t’ju falë sërish emocione me historitë e veçanta.

Arbana ka ftuar të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e programit që të dërgojnë historitë e tyre për ti bërë ato publike dhe për të marrë ndihmën e nevojshme nga produksioni.

Ky lajm i ka gëzuar fansat e këtij programi, të cilët mezi presin rikthimin e tij në ekran. Ndërkohë Arbana ka vendosur t’ju përgjigjet pyetjeve të fansave të cilët e kanë pyetur nëse do ta drejtojë sërish ajo emisionin apo do të merret me bebushin.

Image

Arbana është përgjigjur se do ta prezantojë ajo nëse gjithçka shkon mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat