Komenti i Scott Disick për Sofia-n pas ndarjes i tha të gjitha për raportin e tyre aktual!

Mediale Vip

Komenti i Scott Disick për Sofia-n pas ndarjes i tha të gjitha për raportin e tyre aktual!

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 21:05
Scott Disick dhe Sofia Richie

Scott Disick dhe Sofia Richie i dhanë sërish fund lidhjes së tyre të gjatë të dashurisë dhe ende nuk dihet nëse këtë herë ky vendim është përfundimtar.

Scott është rikthyer shpesh tek modelja, e cila duket e lodhur nga ish-i i Scott, Kourtney Kardashian dhe fakti që ai takon shpesh me të për shkak të fëmijëve.

Nëse deri tani i gjithë rrjeti po mendonte se dyshja është ndarë keq, Scott ka treguar të kundërtën.

Ai ka komentuar në njërën prej fotove të ish-partneres në Instagram, duke i uruar një vit të mbarë.

Me këtë koment, ai i la ndjekësve të kuptohet se shpresat për ribashkim s’janë shuar, përderisa të dy janë në paqe me njëri-tjetrin.

Image
Instagram

Rikujtojmë se pas ndarjes me Scott, Sofia u fotografua në plazh me reperin Jaden Smith, me të cilin tetë vite më parë kishte pasur një romancë të shkurtër, duke nxitur sërish thashethemet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat