John Legend jep këshilla për një martesë të gjatë e të lumtur

Mediale Vip

John Legend jep këshilla për një martesë të gjatë e të lumtur

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 22:09
John Legend dhe Chrissy Teigen

John Legend dhe Chrissy Teigen kanë 7 vite të martuar e presin që së shpejti të bëhen prindër për herë të tretë. Ata janë cilësuar gjithmonë si çifti më perfekt në showbizz dhe pas kësaj duket se ka një sekret.

Artisti i famshëm ka zbuluar në një intervistë për “Cosmopolitan” çelësin pas një martese të lumtur. John ka theksuar se komunikimi dhe të qenurit gjithmonë i vëmendshëm ndaj partnerit kanë qenë dy nga mënyrat që e kanë mbajtur të gjallë romancën e tij me Chrissy Teigen.

“Është e qartë, por të jesh me një njeri që të intereson vërtetë, respekti dhe shijimi i kohës kur jeni me njëri-tjetrin. Mendoj se këto janë gjërat më të rëndësishme për martesë të lumtur. Gjithashtu komunikimi, të qenurit i vëmendshëm, të dëgjosh partnerin/en dhe të sigurohesh që nevojat e tyre të plotësohen”, tha John Legend.

Ai zbuloi se ndonjëherë bashkë me Chrissy-n bëjnë terapi për martesë të lumtur.

“Mendoj se çdo çift që është bashkë prej shumë vitesh, herë pas here mund të flasin me një të tretë për t’i ndihmuar me çdo gjë që i shqetëson”, u shpreh këëngëtari.

Muajin e shkuar Chrissy dhe John zbuluan se presin një tjetër fëmijë dhe ky lajm për ta kishte qenë mjaft shokues. Dy fëmijët e tjerë të tyre kanë ardhur në jetë përmes metodës in vitro, ndërsa shtatzënia e tretë ishte natyrale për modelen dhe kjo gjë e habiti jo pa çiftin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat