Yll Limani zbulon super protagonistet e klipit të ri dhe na e çoi diabetin në qiell!

Mediale Vip

Yll Limani zbulon super protagonistet e klipit të ri dhe na e çoi diabetin në qiell!

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 22:13
Yll Limani

Teksa ne po presim me padurim publikimin e ‘Buzët e kuqe’ për të cilën Yll Limani na ka lajmëruar që në fillim të korrikut, duket se këngëtari do na e bëjë edhe më të vëshitrë punën.

Dy ditë më parë ai publikoi një video duke na lajmëruar për publikim e këngës por pa dhënë asnjë detaji më shumë.

Ndërsa ditën e sotme, duke përdorur Twitter-in, rrjetin e tij të preferuar, Ylli na ka njohur me protagonistet e klipit, që duken njëra më yll se tjetra. .

Ai ka publikuar disa video, dhe në secilën prej tyre shihet nga një bukuroshe shqiptare, teksa jemi njohur edhe me disa sekuenca të klipit.

Është pak por e sigurtë se kjo këngë do bëjë namin.

Javë më parë në një intervistë këngëtari ka treguar se kënga i përket tendencës që po dominon në tregun botëror, rikthimi i periudhës së viteve ’80.

Madje ai e cilësoi atë si ‘rrezik’ duke shtuar se është në moshën e duhur për eksperimente artistike.

Është trendi më IN i këtij viti, edhe i inspiruar prej artistëve si The Weekend, Dua Lipa, e kisha një koncept “Buzët e kuqe” tash e sa kohë, por kur rash në bazën e duhur instrumentale lindi njëra prej këngëve që e dua më së shumti. Kjo është një rrymë që nuk kultivohet shumë nga shqiptarët. Jam i ri në karrierë jam stabil, edhe më falet çdo rrezik si eci mirë, si jo. Nëse jo tash, kur?

Ndërkohë, 25-vjeçari publikoi në 14 gusht bashkëpunimin e tij me Lumi B, të titulluar ‘Pate’, që për hir të së vërtetës vijon ende të dëgjohet dhe pëlqehet shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat