Arbana Osmani e ka marrë shtruar shtatzëninë e dytë dhe nuk ka thuajse asgjë gati për bebushin

Mediale Vip

Arbana Osmani e ka marrë shtruar shtatzëninë e dytë dhe nuk ka thuajse asgjë gati për bebushin

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 22:19
Arbana Osmani

Arbana Osmani e ka marrë shtruar shtatzëninë e dytë dhe duket se nuk ka asgjë gati për fëmijën që do vijë në jetë

Arbana Osmani e ka marrë shumë shtruar shtatzëninë e dytë dhe pavarësisht se është në fund të pritjes së ëmbël duket se nuk ka thuajse asgjë gati për të voglin.

Moderatorja ka zbuluar se ka marrë ditën e sotme një pako me porosi, që e priste prej kohësh nga Amazon. Ajo ka publikuar një video në Instagram dhe i ka lënë fansat të hamendësojnë se çfarë ka blerë. Pjesa më e madhe e tyre janë përgjigjur se ka blerë lego për Jonin, ndërsa sipas të tjerëve në pako kishte produkte për bebushin që po pret.

Në fakt asnjëra dhe as tjetra nga përgjigjet nuk ka qenë e saktë dhe Arbana ka zbuluar se pakoja kishte brenda vetëm libra. Ajo ka treguar se për fëmijën e dytë e ka marrë më me qetësi dhe këtë muajin e fundit ka filluar të blejë gjëra që do i duhen.

“Nuk janë lego dhe as gjëra për bebin se ndryshe nga fëmija i parë për të cilin blen që në muajin e parë lloj lloj budallalliqesh, me të dytin e merrke shumë më shtruar, fillon nga muaji i 9 me blerje!”, shkruan moderatorja.

Dhe pasi ka zbuluar librat që ka blerë, ajo është shprehur se këto do të jenë leximet e fundit për të, të paktën për dy vjet. Siç duket Arbana e ka parapërgatitur veten se pas lindjes  së fëmijës së dytë nuk do të ketë më kohë për t’u marrë me çdo lloj aktiviteti.

Kujtojmë se moderatorja është në pritje të një fëmije nga Eduart Grishaj, me të cilin është njohur në emisionin që ajo drejton “Dua të të bëj të lumtur”.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat