Jonida Vokshi nuk ka ndërmend të ndalet pa arritur këtë qëllim!

Mediale Vip

Jonida Vokshi nuk ka ndërmend të ndalet pa arritur këtë qëllim!

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 23:15
Jonida Vokshi

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë vitin që lamë pas dhe më 18 qershor të 2020 u bënë prindër të një vajze që e pagëzuan me emrin Emi.

Moderatorja nuk na i ka kursyer fotot me Emin dhe tashmë është kthyer në një VIP të vockël, sikundër ndodh me fëmijët e personazheve publike.

Po ashtu, vëmendje të madhe mori edhe Jonida me fizikun e përsosur menjëherë pas lindjes.

Dy javë pasi u bë nënë, moderatorja u rikthye në punë me energji të plotë, duke na surprizuar të gjithëve, teksa pjesën më të madhe të kohës të dy e kalojnë me vajzën e tyre.

Edhe nga fotot e pushimeve ku Jonida pozonte me bikini u vu re se ka arritur linja fantastike edhe pse ka vetëm pak kohë që është bërë nënë për herë të parë.

Megjithatë, duket se Jonida po mundohet shumë për të marrë gjithë komentet pozitive, pasi ‘i është futur palestrës me kokë’.

Ajo ndan shpesh video e foto në rrjetet sociale nga palestra, sikundër ka bërë dhe sot.

Ajo ka postuar një foto krah dy trajnereve të saj, duke shkruar: O do bëhem si këto të dyja, o rashë e vdiqa

Si duket moderatorja është e vendosur të mos dalë nga palestra pa formuar pllakat e famshme në trup dhe ne mezi po presim rezultatin.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat