Një muaj pas ndarjes, Scott Disick i komenton Sofia Richie-t. Ja çfarë i shkruajti ai ish të dashurës

Mediale Vip

Një muaj pas ndarjes, Scott Disick i komenton Sofia Richie-t. Ja çfarë i shkruajti ai ish të dashurës

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 08:12
Scott Disick dhe Sofia Richie

Pas tre vitesh lidhje, Scott Disick dhe Sofia Richie u ndanë.

Sipas “Hollywoodlife”, 33-vjeçari është rikthyer shpesh tek modelja, e cila duket e lodhur nga ish-partnerja e Scott, Kourtney Kardashian, përfshirë edhe faktin që ai takhet shpesh me të për shkak të fëmijëve që kanë bashkë.

Por, edhe pse ai nuk e ndjek në Instagram 22-vjeçaren, një muaj pas ndarjes, i ka komentuar në njërën prej fotove.

Sofia kishte postuar foto gjatë festës së Vitit të Ri të Hebrenjve, ku dukej e mahnitshme. Scott i uroi një vit të mbarë dhe të ëmbël.

Me këtë koment, ai ngriti shpresat për një ribashkim, pasi edhe ndarja mes të dyve qe miqësore.

Pas ndarjes, Scott ka kaluar më shumë kohë meKourtney dhe me fëmijët e tyre, pasi edhe pushimet i kaluan bashkë.

Ndërkohë, Sofia u fotografua në plazh me reperin Jaden Smith, me të cilin kishte pasur një romancë të shkurtër tetë vite më parë, duke ngritur sërish thashethemet.

Scott dhe Sofia u ndanë në muajin maj, kur ai sap kishte dalë nga rehabiilitimi për shkak të problemeve me ankthin.

Dyshja hoqi dorë së ndjekuri njëri-tjetrin në rrjete sociale në mes të muajit korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat