Gigi Hadid dhe Zayn Malik bëhen prindër për herë të parë

Mediale Vip

Gigi Hadid dhe Zayn Malik bëhen prindër për herë të parë

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 09:09
Gigi Hadid dhe Zayn Malik

Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë bërë prindër për herë të parë!

Ka qenë modelja e njohur ajo e cila ka dhënë lajmin e bukur për ardhjen në jetë të vajzës së saj të vogël, për të cilën është shumë e emocionuar.

“Vajza jonë u bashkua me ne këtë fundjavë dhe ajo tashmë ka ndryshuar botën tonë. Kam rënë në dashuri”, shkruan Gigi në Instagram.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Our girl joined us earth-side this weekend and she’s already changed our world. So in love??

A post shared by Gigi Hadid (@gigihadid) on

Modelja ka publikuar një foto të dorës së vogël të vogëlushes së saj, që i shtrëngon gishtin.

Gigi nuk ka zbuluar portretin e vajzës, për të cilin janë kuriozë miliona fansat e saj dhe të partnerit Zayn.

Ky i fundit ka publikuar gjithashtu një dedikim për të bijën dhe një foto ku shfaq dorën e tij duke mbajtur dorën e vogël të vajzës.

“Vajza jonë është këtu, e shëndetshme dhe e bukur. Të provosh të shprehësh me fjalë se si po ndihem tani do të ishte një detyrë e pamundur. Dashuria që ndiej për këtë njeri të vogël është përtej kuptimit tim. Mirënjohës që e njoh dhe krenar për ta quajtur timen dhe mirënjohës për jetën që do të kemi së bashku”, shprehet këngëtari.

Çifti ende nuk e ka zbuluar emrin e vogëlushes dhe mezi po presim të mësojmë sesi do ta quajnë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat