Jo për Arbenitën, mësohet arsyeja se përse Fero u zhduk papritur nga rrjetet sociale

Mediale Vip

Jo për Arbenitën, mësohet arsyeja se përse Fero u zhduk papritur nga rrjetet sociale

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 09:25
Fero

Fero është larguar papritur nga rrjetet sociale.

Pas ndarjes së bujshme me modelen Arbenita Ismajli, e cila s’kalon asnjëherë pa marrë vëmendjen e mediave, Fero u “zhduk” papritur nga çdo rrjet social.

Pa lajmëruar më herët ndjekësit e tij për këtë vendim që kishte në mendje, reperi çaktivizoi llogarinë në Instagram duke i lënë të gjithë kuriozë dhe në merak.

Image

Një pjesë e fansave menduan se arsyeja e largimit të tij nga rrjetet sociale ishte Arbenita, e cila nuk i ndali thumbat për Feron gjatë këtyre ditëve në Instagram.

Mirëpo, “Prive” ka zbuluar se reperi ka të tjera arsye për këtë shkëputje të papritur. Bëhet e ditur se Fero po punon për albumin e tij të ri, tek i cili është përkushtuar totalisht.

Zhdukja nga rrjetet sociale është një mënyrë e mirë marketingu për projektin e ri, që ka funksionuar tek thuajse të gjithë personazhet e showbiz-it.

Ndërkohë, nuk e dimë ende nëse marrëdhëniet mes reperit dhe Arbenitës janë rregulluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat