John Legend ndan me fansat këshilla për një martesë të lumtur

Mediale Vip

John Legend ndan me fansat këshilla për një martesë të lumtur

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 11:07
John Legend dhe Chrissy Teigen

John Legend i ka ndarë disa detaje për një martesë të lumtur.

Këngëtari John Legend dhe gruaja e tij Chrissy Teigen kanë 7 vite të martuar e presin që së shpejti të bëhen prindër për herë të tretë, shkruajnë mediat e huaja.

John ka zbuluar se fundmi në një intervistë për “Cosmopolitan” çelësin për një martesë të lumtur.

Ai ka theksuar se komunikimi dhe të qenurit gjithmonë i vëmendshëm ndaj partnerit kanë qenë dy nga mënyrat që e kanë mbajtur të gjallë romancën e tij me Chrissy Teigen.

“Është e qartë, por të jesh me një njeri që të intereson vërtetë, respekti dhe shijimi i kohës kur jeni me njëri-tjetrin. Mendoj se këto janë gjërat më të rëndësishme për martesë të lumtur. Gjithashtu komunikimi, të qenurit i vëmendshëm, të dëgjosh partnerin/en dhe të sigurohesh që nevojat e tyre të plotësohen”, tha John Legend.Ai zbuloi se ndonjëherë bashkë me Chrissy-n bëjnë terapi për martesë të lumtur.“Mendoj se çdo çift që është bashkë prej shumë vitesh, herë pas here mund të flasin me një të tretë për t’i ndihmuar me çdo gjë që i shqetëson” u shpreh këngëtari.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat