Rudina Dembacaj merr propozimin më romantik: As në ëndrrat më të bukura nuk e kisha menduar kaq perfekt këtë moment

Mediale Vip

Rudina Dembacaj merr propozimin më romantik: As në ëndrrat më të bukura nuk e kisha menduar kaq perfekt këtë moment

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 11:11
Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku

Moderatorja e njohur, Rudina Dembacaj, ka zbuluar me postimin e fundit se ka marrë propozimin më romantik nga partneri i saj, ish-deputeti Mark Frroku.

Ata ndodhen në Cappadocia të Turqisë, aty ku duket se Frroku e ka surprizuar Rudinën duke organizuar çdo gjë në detaje dhe duke e emocionuar shumë atë.

“I kishe menduar të gjitha, çdo moment, çdo detaj dhe ja dole mbanë të më surprizoje dhe të më bëje kaq të lumtur sërish. As në ëndrrat më të bukur nuk e kisha imagjinuar kaq perfekt këtë moment. Faleminderit zotit që të kryqëzoi në jetën time. Të dua shumë. P.s I thashë Po”, shkruan Rudina krahas fotove nga ky moment special.

Kujtojmë se ajo e ka treguar gjithmonë me postime të ndryshme se marrëdhënia e tyre po shkon më së miri dhe me sa duket ata kanë vendosur të marrin këtë hap mjaft të rëndësishëm në jetën e tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat