“U kërkoja shoqeve ëmbëlsira dhe i ruaja për vëllezërit”/ Historia e vajzës nga Laçi nga pastruese në Miss Universe

Mediale Vip

“U kërkoja shoqeve ëmbëlsira dhe i ruaja për vëllezërit”/ Historia e vajzës nga Laçi nga pastruese në Miss Universe

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 11:28
Elsa Aliaj

Sot renditet në 6-shen më të mirë të Miss Universe dhe ka një të ardhme të bukur përpara saj.

Por gjërat nuk kanë qenë gjithmonë “kaq rozë” për Elsa Aliaj.

Vajza nga Laçi, që sot bën jetë luksoze, është përballur me momente mjaft të vështira në fëmijërinë e saj.

Prindërit e Elsës emigruan në Itali në vitet 2000, e ajo ka lindur pikërisht aty.

Nuk ishte e lehtë për familjen e saj jetesa në vend të huaj.

Prindërve të Elsës i është dashur të bëjnë mjaft sakrifica, e asaj vetë gjithashtu.

Ajo vetë tregoi në “Ftesë në pesë”  sesi kishte punuar si pastruese bashkë me nënën e saj, për të përballuar vështirësitë ekonomike.

“Nuk doja që vëllezërit e mi të vegjël ta ndjenin krizën që po kalonim.

Kur shkoja në shkollë u kërkoja shoqeve të mia ndonjë ëmbëlsirë, ato ma jepnin dhe unë e ruaja për vëllezërit e mi, “ thotë Elsa.

Por sakrificat u shpërblyen dhe sot është në një piedestal të cilin përpara disa kohësh, as që e mendonte!

Kur arriti një moshë madhore Elsa, me kursimet e saj, shkoi në Amerikë për të studiuar dhe për të nisur një jetë të re. Aty filluan dhe hapat e parë të suksesit.

Tashmë Elsa Aliaj renditet në Top 6-shen më të mirë të Miss Universe dhe aspiron që në të ardhmen të jetë një biznesmene.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat