A do të rikthehet Xhemi Shehu në ekran? Kjo deklaratë e bërë këtë mëngjes na frikësoi pak!

Mediale Vip

A do të rikthehet Xhemi Shehu në ekran? Kjo deklaratë e bërë këtë mëngjes na frikësoi pak!

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 11:37
Arbana, Xhemi

Largimi i Xhemi Shehut nga Top Channel ka ngjallur dyshime pasi moderatorja ka lënë të kuptohet se nuk do të jetë pjesë e ndonjë televizioni.

Në një postim të fundit nga mikesha e saj Arbana Osmani, dy moderatoret shfaqen duke ngrënë mëngjes, disa brioche dhe kafe, më sakt, 3 brioche për secilën.

Nepsi i Arbanës ka bërë që ajo të sjellë 4 brioche me vete në takimin e mëngjesit me Xhemin. E ndërsa Arbana bën shaka me dietën dhe thotë se me këtë mëngjes të bollshëm nuk janë për ekran këtë vit, Xhemi ka bërë një deklaratë të dyshimtë:

Arbana: Duket dmth nga mëngjesi që këtë vit, këtë sezon, nuk jemi për televizion!

Xhemi: Këtë sezon? Unë s’jam për gjithë jetën, po ti thuaj!

Kjo deklaratë e Xhemit na ka bërë të dyshojmë se moderatorja mund të jetë tërhequr nga ekrani për një periudhë të gjatë kohe. Ose ndoshta këtë deklaratë e ka lidhur me faktin se e adhuron shumë ushqimin, aq shumë saqë mund t’i prishë punë me daljen në ekran.

Epo shpresojmë të jetë kjo e fundit!

Pak ditë më parë, Arbana konfirmoi largimin e Xhemit nga Top Channel duke u shprehur:

“Po, kjo që thotë që ka ikur nga Top-i, por sipas meje ka ikur nga trutë”, ka shkruar Osmani krah fotos me mikeshën e saj, të cilat kanë pozuar në ambientet e Top Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat