Koronavirusi i merr jetën vokalistit të grupit të famshëm amerikan

Mediale Vip

Koronavirusi i merr jetën vokalistit të grupit të famshëm amerikan

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 11:48
Tommy DeVito

Ka ndërruar jetë Tommy DeVito.

Vokalisti i njohur amerikan, Tommy DeVito, ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare.

Ai ishte i infektuar me virusin Covid-19 i cili edhe ia mori jetën.

Lajmin për vdekjen e tij e bën të ditur dy anëtarët e tjerë themelues të grupit, Frankie Valli dhe Bob Gaudio, të cilët thanë se ai “do t’i mungonte të gjithë atyre që e donin atë”.

DeVito u bashkua me Valli në 1956 dhe katër vjet më vonë ata formuan Four Seasons me Gaudio dhe Nick Massi. Hitet e tyre përfshinin ‘Oh What a Night, Sherry’, ‘Big Girls Don’t Cry’ dhe ‘Walk Like a Man’.

DeVito, u largua nga grupi në 1970 duke thënë se ishte i lodhur nga turnet.

DeVito, i cili lindi në Belleville, New Jersey, vdiq të hënën në Las Vegas pasi u shtrua në spital pas infektimit me koronavirus.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat