Shtatzënë për herë të dytë; ‘Hyrrem’ flet për partnerin enigmatik!

Mediale Vip

Shtatzënë për herë të dytë; ‘Hyrrem’ flet për partnerin enigmatik!

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 17:16
Meryem Uzerli

Aktorja turke Meryem Uzerli lajmëroi pak javë më parë se është në pritje të fëmijës së dytë, por pa përmendur babain e bebushes.

Teksa aktorja, që për publikun shqiptar njihet për rolin e ‘Hyrrem’ në Sulejmani i Madhërishëm, po shijon ditët e pritjet së ëmbël, në një intervistë për mediat turke, ajo ka folur për herë të parë për partnerin e saj.

Meryem, e cila ka zgjedhur të jetë tejet hermetike sa i përket jetës private, ka zbuluar për herë të parë detaje rreth partnerit, portretin e të cilit ende nuk e ka parë askush. Gjatë një interviste, mami në pritje zbuloi se babai i fëmijës që pritet të vijë së shpejti, është amerikan, por që është zhvendosur në Gjermani për të jetuar me partneren dhe vajzën e saj.

Nuk jam vetëm. Kam dikë special në jetën time. Ai është amerikan. U zhvendos në Gjermani për mua dhe Laran. Për martesën nuk mund të flas, jemi në vitin e koronës. Nuk kam ëndërruar një dasmë me maska. Të shohim ç’do ndodhë”; është shprehur 37 vjeçarja.

`Hyrrem’ është shprehur se i dashuri i saj nuk ka qenë aspak në dijeni të faktit se ajo është një aktore shumë e njohur në Turqi dhe në shumë vende të tjera dhe këtë fakt ai e ka mësuar shumë kohë më vonë.

Aktorja turke është gjithashtu nënë e një vajze 6 vjeçare të quajtur Lara, nga një marrëdhënie e mëparshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat