Yll Limani feston sot ditëlindjen dhe kjo është surpriza që iu zbulua para kohe!

Mediale Vip

Yll Limani feston sot ditëlindjen dhe kjo është surpriza që iu zbulua para kohe!

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 17:25
Yll Limani

Sot një nga artistët më të dashur të publikut shqiptar feston ditëlindjen.

Yll Limani ka lindur më 24 shtator 1994 dhe bën sot 26 vjeç, ndonëse kontributi i tij në muzikën shqiptare është shumë më i madh, por ja ku e keni një shembull se mosha është thjesht  një numër.

Vetë artisti nuk ka bërë ende asnjë postim për këtë ditë të veçantë, por lart e poshtë thuhet se do lançojë projektin e shumëpritur “Buzët e kuqe” si një dhuratë për ne me rastin e ditëlindjes së tij.

Vetë artisti na ka premtuar se ky projekt do jetë ndryshe nga të tjerët dhe ne mezi po presim.

Emri i tij u bë i famshëm për herë të parë në talent show-n “The Voice of Albania” në vitin 2011 ku ra në sy jo vetëm për zërin fantastik, por edhe për sensin e tij të humorit duke shkaktuar shpesh të qeshura në skenë.

Në këtë kompeticion ai arriti deri në fazën e gjysmëfinaleve, duke u bërë një nga simbolet e shprehjes së famshme se “rëndësi ka pjesëmarrja.”

“The Voice” shërbeu si një ogur i mirë për Yllin, megjithatë sikundër është shprehur edhe vetë, rrugën për të depërtuar tek fansat nëpërmjet talentit do e gjente në çdo mënyrë.

Më 30 gusht 2012, Ylli do realizonte videoklipin e tij të parë “Lart mbi yje”, duke u bërë kështu zyrtarisht pjesë e industrisë së muzikës shqiptare.

Megjithatë, 26-vjeçari do përqafohej gjerësisht nga publiku pas publikimit të këngës “Najher” në 2016, që do mbetet padyshim një nga baladat më të bukura të viteve të fundit.

Ndonëse pa një videoklip zyrtar dhe vetëm në versionin ‘lyrics’, kjo këngë vodhi zemrat e shqiptarëve, duke numëruar aktualisht mbi 23 milionë klikime.

Me kalimin e viteve, Yll Limani është kthyer në një nga emrat më të kërkuar të muzikës shqiptare, duke u portretizuar si çuni romantik, melankolik dhe zemërthyer (edhe pse ai ka sqaruar disa herë se në realitet është ndryshe nga sa duket në këngët e tij).

Padyshim që edhe ka eksperimentuar shumë, sidomos me këngët e fundit. Pak javë më parë, në një intervistë, këngëtari ka treguar se do vijë me disa eksperimentime këtë herë.

Ylli ka treguar se karantina ka shërbyer si një burim i mirë prodhimi për të pasi ka krijuar këngë sa pë dy vite. Kënga e fundit që ka publikuar është “Pate” në bashkëpunim me Lumi B, që ka rezultuar një sukses i vërtetë.

Padyshim që ndryshimi nga Yll Limani i “A drop in the ocean” e deri tek Yll Limani i “Pate” është super i dukshëm, si nga ana artistike ashtu edhe nga ajo fizike, por ne jemi të sigurtë se më e mira ende nuk ka ardhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat