Vjen në jetë fëmija i Gigi Hadid dhe Zayn Malik

Mediale Vip

Vjen në jetë fëmija i Gigi Hadid dhe Zayn Malik

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 17:36
Gigi Hadid dhe Zayn Malik

Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë bërë prindër për herë të parë.

Ish ylli i One Direction, njoftoi lindjen e vajzës në një post prekës, duke e quajtur atë një dhuratë të çmuar, të shëndetshme dhe shumë të bukur.

‘Vajza jonë është këtu, e shëndetshme dhe e bukur’ shkruajti këngëtari 27-vjeçar me një foto bardh e zi të dorës së tij, duke mbajtur dorën e vockël të vajzës.

Të provosh të shprehësh me fjalë se si po ndihem tani do të ishte e pamundur. Dashuria që ndiej për të është përtej asaj që mund ta shpreh. Jam mirënjohës që e njoha dhe shumë krenar që mund ta quaj vajza ime. Jam falenderues për jetën që do të kemi së bashku“.

Menjëherë më pas edhe Gigi ndau mesazhin e saj, duke shkruar: ‘Vajza jonë u bashkua me ne këtë fundjavë dhe ajo tashmë ka ndryshuar botën tonë. Aq shumë e dua”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat