Demi Lovato ndahet nga Mx Ehrich, gjashtë muaj pasi u fejuan

Mediale Vip

Demi Lovato ndahet nga Mx Ehrich, gjashtë muaj pasi u fejuan

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 09:01
Demi Lovato dhe Mx Ehrich

Këngëtarja e njohur, Demi Lovato, është ndarë nga Max Ehrich pas gjashtë muaj fejese.

Çifti kishin njoftuar për fejesën e tyre në korrik të këtij viti, pas disa muajsh që kishin qëndruar në lidhje.

Kjo ka ndodhur pasi në rrjet kanë qarkulluar disa biseda të Max, ku thuhet se ai i kishte dërguar mesazhe erotike Selena Gomez.

“Ka qenë një veprim i vështirë, Demi dhe Max kanë vendosur që të ndahen dhe të fokusohen në karrierat e tyre”, ka thënë një burim për People.

Po ashtu thuhet se ata do të kenë respekt për njëri-tjetrin dhe do të vlerësojnë kohën që kaluan së bashku.

Sidoqoftë, shkëndijat e para të dyshes filluan në mars të këtij viti, ndërsa gjatë izolimit për shkak të pandemisë coronavirus ata jetuan së bashku. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat