U përfol se prishi raportet me Eneda Tarifën, Fifi sqaron gjithçka me këtë foto

Mediale Vip

U përfol se prishi raportet me Eneda Tarifën, Fifi sqaron gjithçka me këtë foto

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 09:33
Fifi dhe Eneda

Fifi ka treguar se a i ka prishur raportet me Enedën pas “Këngës Magjike”.

Në edicionin e fundit të festivalit “Kënga Magjike”, u komentuan shumë edhe disa hatërmbetje mes artistëve.

Madje, pretendohej se pas festivalit, Fifi kishte prishur raportet me Eneda Tarifën, ani pse një gjë e tillë ishte mohuar nga ato.

Por, një gjë të tillë e vërtetoi edhe Fifi me anë të një postimi së fundi në Instagram, ku shfaqet krah Enedës.

“Per te gjithe ata qe na duan dhe nuk na duan. Ne ishim dhe jemi shoqe”, ka shkruar Fifi sipër fotografisë.

Me këtë, dyshja kanë treguar se nuk kishte prishje të raporteve mes tyre, ani pse u tha që vendi i parë (i fituar nga Eneda) u bë mollë sherri mes tyre. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat