Mariah Carey: “Familja më kanë trajtuar si një bankomat me paruke”

Mediale Vip

Mariah Carey: “Familja më kanë trajtuar si një bankomat me paruke”

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 10:20
Mariah Carey

Mariah Carey ka folur hapur në lidhje me raportet e trazuara në familjen e saj.

Në një intervistë në Apple TV të “The Oprah Conversation”, shumë biseda përqendroheshin në marrëdhëniet e saj personale me familjen e saj të ngushtë – mamaja e saj, Patricia dhe vëllain Morgan dhe Alison, motra. Babai i saj, Alfred, vdiq në vitin 2002.

“Kurrë nuk do të kisha folur një fjalë për askënd në jetën time – dhe u përpoqa të isha shumë i drejtë – por njerëzit githnjë më kanë ngacmuar të patën historikisht,” tha 50-vjeçarja Carey, vëllezërit e motrat e së cilës kanë shitur informacione për të për dekada. “E di që ju e kuptoni këtë: Kur ka njerëz që janë në ndonjë mënyrë të lidhur me ju si një person që ka arritur ndonjë sukses, ju jeni një shënjestër. Ju jeni të pambrojtur”.

Ajo vazhdoi, “Por unë nuk do të arrija këtu nëse nuk do të më ndodhnin këto gjëra. Nëse nuk do të më tërhiqnin zvarrë njerëz të caktuar dhe të mos trajtohesha si një bankomar me paruke. Ndodhte kështu: Më lër të marr pak para, më lër të marr ca para pa marrë parasysh se çfarë”.

Nga perspektiva e Carey, ajo nuk u përshtat në familjen e saj që nga fillimi. Ajo është biraciale, diçka që ndikoi thellësisht në jetën e saj, me një nënë të bardhë dhe një baba me ngjyrë dhe ndjeu pakënaqësi nga vëllezërit e motrat e saj më të mëdhenj – me të cilët ajo ka një hendek të konsiderueshëm moshe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat