Genta uroi Ustën për ditëlindje por vëmendjen e morën super dhuratat luksoze!

Mediale Vip

Genta uroi Ustën për ditëlindje por vëmendjen e morën super dhuratat luksoze!

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 11:42
Genta, Hussein Usta

Genta Ismajli po jeton momentet më të bukura të dashurisë me biznesmenin turk, Hussein Usta. Ai nuk lë rast pa shprehur dashurinë ndaj këngëtares përmes surprizave mjaft romantike.

Mirëpo, edhe këngëtarja nuk mbetet pas. Ditën e sotme partneri i saj feston ditëlindjen dhe ajo e ka uruar nëpërmjet një Instastory, ku shkruan:

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”.

Mirëpo, ato që morën vëmendjen e të gjithëve janë pikërisht çantat Louis Vuitton që ndodhen mbi tavolinë, duke na çuar direkt te dhuratat luksoze që Genta mund t’i ketë bërë.

Ende nuk na kanë treguar se ku do e festojnë këtë ditë të veçantë, por me siguri surprizat nuk kanë mbaruar këtu.

Siç duket ata janë më të lumtur se kurrë përkrah njëri-tjetrit, ndaj Genta është e gatshme që të martohet.

Disa ditë më parë, gjatë një interviste për emisionin “Wake Up” ajo u shpreh se si çdo vajzë ëndërron të veshë fustanin e bardhë përderisa ka gjetur njeriun e zemrës. (KLIKO)

Ndërkohë, prej kohësh thuhet se këngëtarja është shtatzënë në pritje të fëmijës së saj të parë, madje kanë qarkulluar edhe disa foto që pretendojnë se tregojnë barkun e saj të rrumbullakosur.

Mirëpo, media të tjera i kanë hedhur poshtë këto lajme, teksa vetë çifti nuk ka reaguar ende.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja përflitet që është në pritje të ëmbël.

Në shkurt të këtij viti, u komentua për hërë të parë që Genta është shtatzënë, por këngëtarja  ende nuk ka reaguar lidhur me këto lajme, ndërsa ne jemi gjithë sy e veshë për të reja nga çifti.

Kujtojmë se në fund të gushtit  Genta ka publikuar këngën e re në bashkëpunim me Marselin, të titulluar “Ça me bo”.

Në fakt ata kanë sjellë një version të ri të saj, pasi ju kujtojmë se kjo këngë ishte një nga hitet e karantinës.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat