EULEX bastis zyrat e OVL-UÇK, ja si e shpreh mbështetjen e saj bukuroshja nga Prishtina

Mediale Vip

EULEX bastis zyrat e OVL-UÇK, ja si e shpreh mbështetjen e saj bukuroshja nga Prishtina

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 21:17
Eulex bastis zyrat e OVL-UÇK, ja si e shpreh mbështetjen e saj bukuroshja nga Prishtina

Forca të EULEX mësynë në zyrat e OVL-UÇK duke arrestuar kryetarin e saj, Hysni Gucati.

Ky veprim vjen një ditë pas arrestimit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 shtator 2020, të Salih Mustafës, njërit prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Llapit.

Lidhur me këtë situatë dhe për të shprehur përkrahjen e saj ndaj ish luftëtarëve të UÇK, modelja Suzana Tahiri ka gjetur një mënyrë shumë origjinale.

Ajo ka postuar në Instagram një foto ku shihet e veshur me uniformën e UÇK-së.

Tahiri është bërë e njohur falë tatuazhit të presidentit Hashim Thaçi që mban në krahë.

Gjykata e Kosovës e përbërë nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Specializuar e Prokurorisë në Hagë, është formuar me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe financohet kryesisht nga Bashkimi Evropian.

Gjykata është themeluar me vendimin e Kuvendit të Kosovës pas raportit të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, në të cilin senatori zviceran Dick Marty flet për krimet e pretenduara “të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë“, që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.

Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tri herë në javët e fundit, ka njoftuar se një person anonim ka dorëzuar tek ajo “mijëra dosje që përmbajnë emrat dhe adresat e dëshmitarëve”. Këto dokumente, sipas saj, janë nga Haga.

Pas çdo dorëzimi, udhëheqësit e Shoqatës kanë mbajtur konferencë për media, ku gazetarëve u është lejuar t’i marrin ato dokumente.

Pas çdo konference, dokumentet janë konfiskuar nga hetuesit në Hagë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat