Përlotet Vesa Luma kur tregon arsyen e largimit për në Zelandën e Re

Mediale Vip

Përlotet Vesa Luma kur tregon arsyen e largimit për në Zelandën e Re

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 22:44
Vesa Luma

Në 5-vjetorin e martesës, Vesa Luma mori një propozim të dytë nga bashkëshorti i saj, Big Basta. “Nëse do të propozoja prapë, a do martohesh për herë të dytë me mua? Po, Jo? Të dua”, shkroi reperi në një fletë për ta pyetur partneren nëse do martohej sërish me të. Përveç Vesës edhe ne u surprizuam dhe nuk e kuptuan nëse kjo ishte e vërtetë apo një lojë mes dyshes.

Mirëpo e ftuar në emisionin “Rudina”, Vesa ka treguar se propozimi ishte real dhe shumë shpejt ajo dhe Big Basta do bëjnë një ceremoni të dytë martesore.

Këngëtarja tha se arsyeja e vetme për martesën e dytë lidhet me djalin e tyre Lianin.

“Po, do martohemi për herë të dytë. Në fakt nuk kemi plane fare. Nuk e kemi zgjedhur vendin, por djali sa herë e sheh atë videon e dasmës thotë pse s’kam qenë dhe unë më keni lënë vetëm dhe ju jeni kënaqur duke kërcyer dhe nuk më keni marrë mua”, u shpreh Vesa.

Këngëtarja foli edhe për largimin nga Shqipëria dhe ajo tregoi se bashku me Big Bastën vendosën të zhvendoseshin në Zelandën e Re, pasi panë që Liani do të kishte një të ardhme më të sigurt atje se në vendin e tij. Në fund të emisionit ajo u përlot, duke u shprehur se ndjen mall për Shqipërinë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat