Dikur ndër meshkujt më seksi në botë, aktori i famshëm lë pa fjalë me transformimin drastik

Mediale Vip

Dikur ndër meshkujt më seksi në botë, aktori i famshëm lë pa fjalë me transformimin drastik

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 23:46
George Clooney 

George Clooney është parë me një mjekër të gjatë dhe transformim total në dukje, në një fotografi të parë të publikuar nga filmi i tij i ardhshëm i Netflix The Midnight Sky, i cili do të publikohet në dhjetor 2020.

Filmi është bazuar në librin e Lily Brooks-Dalton me një skenar të Mark L. Smith ( The Revenant ), ndërsa po drejtohet dhe prodhohet nga George !

Kjo përrallë post-apokaliptike ndjek Augustine ( Clooney ), një shkencëtar i vetmuar, ndërsa ai garon për të ndaluar Sully ( Felicity Jones ) dhe kolegët e saj astronautë që të kthehen në shtëpi në një katastrofë globale misterioze.

Ajo që ka habitur të gjithë ishte pikërisht pamja e re për film e aktorit të famshëm që do të ketë rolin e një shkencëtari. 59-vjeçari dukej shumë më ndryshe se zakonisht, dhe mori reagime të shumta nga fansat.

Ndërkohë kujtojmë që ky është tashmë filmi i shtatë i George si regjisor dhe ai ka luajtur në të gjitha, përveç njërës prej tyre – Suburbicon 2017 .

Gjithashtu në The Midnight Sky luajnë  David Oyelowo , Tiffany Boone , Demian Bichir , Kyle Chandler , dhe sapoardhur Caoilinn Springall.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat