Jennifer Lopez lanson këngët “Pa Ti and Lonely” me Maluma, tërheq vëmendje me paraqitjen e saj

Mediale Vip

Jennifer Lopez lanson këngët “Pa Ti and Lonely” me Maluma, tërheq vëmendje me paraqitjen e saj

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 08:28
Jennifer Lopez

Jennifer Lopez për një kohë të gjatë ka qenë duke paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Gjatë ditës së sotme (e premte), ajo ka sjell në treg këngën “Pa Ti and Lonely”, në bashkëpunim me Maluma, shkruan Daily Mail.

Kënga pothuajse ka nëntë minuta, ndërsa përmban dy këngë të ndryshme “Pa Ti” dhe “Lonely”.

Por, përpos pëlqimeve për prodhimtarinë e tyre muzikore, fansat kanë komentuar në masë të madhe edhe veshjen e këngëtares.

Klipi në të cilin ajo shfaqej me veshje ekstravagante përmbante pamje nga rezidenca luksoze, kopshte e fontana.

Ndryshe nga J.Lo, Maluma në fillim të klipi është parë në një apartament të thjeshtë, teksa arrin tek këngëtarja me një veturë të tipit Rolls Royce.

Që në minutat e parë të publikimit, këngët kanë rezultuar mjaft të pëlqyera nga adhuruesit e muzikës së dyshes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat