Keisi i nënshtrohet testit për COVID-19! Si doli rezultati i tamponit?

Mediale Vip

Keisi i nënshtrohet testit për COVID-19! Si doli rezultati i tamponit?

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 11:24
Keisi

As partnerja e Stresit, Keisi, s’ka mundur t’i shpëtojë testit për virusin vdekjeprurës Covid-19.

Duke qenë se ajo punon në Kanada dhe situata po vjen duke u përkeqësuar me ardhjen e vjeshtës, ajo është detyruar të kryejë një test për virusin.

Këtë e ka lënë të kuptohet edhe në postimet e saj në InstaStory, ndërsa një ndjekësi të vëmendshëm nuk i ka shpëtuar kjo situatë.

Në një pyetje anonime në InstaStory, ai i shkruan Keisit:

“Ke postuar story sot që dukej sikur po bëje tampon, a je sëmurë?”

“Kam patur te puna shumë procedura sigurimi dhe na e kanë kërkuar meqë po përkeqësohet situata. Kur të më vijnë rezultatet do ju tregoj.”- shkruan ajo.

Mbetet të presim për rezultatin e tamponit!

Prej disa kohësh, Keisi dhe Stresi i kanë prishur marrëdhëniet e tyre dhe ende s’dihet ç’do të ndodhë me çiftin.

Mirëpo, pavarësisht pengesave të jetës, ata vazhdojnë të jenë të martuar dhe Keisi nuk e ka hequr unazën në gisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat