Rrëfehet Genta Ismajli, kështu u njoh me të dashurin e saj

Mediale Vip

Rrëfehet Genta Ismajli, kështu u njoh me të dashurin e saj

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 14:06
Genta Ismajli

Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli, dhe partneri i saj, Huseyin Usta, kanë festuar së fundmi njëvjetorin e njohjes me njëri-tjetrin.

Me këtë rast, çifti realizuan një fotosesion të veçantë për revistën “Who”, me ç’rast Genta ka dhënë edhe një intervistë duke folur rreth më të rejave të saj.

Ndër të tjerash, këngëtarja nga Gjilani, ka treguar edhe se si u njoh me biznesmenin turk, i cili jeton dhe vepron në Zvicër.

“E solli puna e tij. Kishte për të bërë një film për Kosovën, për Adem Jasharin. Ne kishim mik të përbashkët producentin e filmit dhe unë isha me të, Ustës i duhej të takohej për punën dhe kështu filloi”, ka thënë Genta.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se martesa është në planet e afërta të çiftit dhe me gjasë ata do të martohen vitin tjetër.

“E bisedojmë shpesh pjesën e martesës. Do kisha deshirë të realizohej në datën 25 shtator, ditëlindjen e tij, pasi në atë datë nisi gjithçka. Megjithatë unë ende po pres propozimin e Ustës, ndoshta vitin e ardhshëm kemi dasmë”, thotë këngëtarja e njohur.

Genta përndryshe gjatë kësaj vere publikoi një bashkëpunim me Marselin, të titulluar “Çka me bo” – një këngë kjo e cila është pritur jashtë mase mirë nga fansat. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat