“A ka mundësi ribashkimi me Loredanën?” Ky është reagimi epik i Mozzik-ut

Mediale Vip

“A ka mundësi ribashkimi me Loredanën?” Ky është reagimi epik i Mozzik-ut

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 06:15
Mozzik

Sonte ka filluar emisioni “Shiko Kush Luan” ku në mesin e të ftuarve ishte edhe Mozzik.

Në njërën nga lojërat që u zhvilluan aty, ishte dhe ajo me pyetje, dhe në rast të mos përgjigjes, detyroheshin të hanin gjëra ushqimore jo fort të shijshme.

Një nga pyetjet që iu drejtua Mozzik-ut ishte për Loredanën.

“A ka një mundesi ribashkimi me Loredanën?”- ishte pyetja që Kida ia parashtroi reperit.

Por, reperi zgjodhi të mos përgjigjej, duke pranuar të hante qepë.

Kujtojmë se Mozzik në çdo intervistë të dhënë ka thënë se një hjë e tillë s’do të ndodhë, por vetëm dy ditë më parë, ai dhe Loredana u fotografuan në një qendër tregtare në Gjermani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat