Aktorja largohet nga Klanifornia: Faleminderit për duartrokitjet e inkurajimet!

Mediale Vip

Aktorja largohet nga Klanifornia: Faleminderit për duartrokitjet e inkurajimet!

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 09:26
Lisa Kujofsa

Aktorja aq simpatike e humorit, Lisa Kujofsa do të largohet nga spektakli I Klanifornias, i cili sapo ngriti siparin e sezonit të ri.

Lisa e bëri vetë njoftimin përmes rrjeteve sociale, ku përcolli falenderime por nuk dha shumë detaje mbi arsyen e këtij largimi, duke u mjaftuar në postimin e saj vetëm me premtimin e një rikthimi.

“Miq të dashur! Këtë status jua kushtoj të gjithëve ju, që jeni një mbështetje për mua dhe punën time në këtë rrugëtim artistik siç ishte Klanifornia. Për mua mbrëmja e sotme është dalja e fundit në Klanifornia. Falenderoj të gjithë stafin, jo vetëm kolegët aktorë por të gjithë ata që punojnë pas skenës dhe kamerave, pa të cilët puna jonë do ishte e pamundur, falemnderit! Falemnderit për të gjitha duartrokitjet, të qeshurat, inkurajimet e mbi të gjitha kritikat, të cilat do të më ndihmojnë në çdo sfidë të re që më pret. Do shihemi… sepse do shihemi, premtoj!”, ka shkruar ajo. Lisa i pushtoi zemrat e publikut me batutat e saj tek “Apartamenti 2XL”, por pikërisht kur ishte në kulmin e karrierës u largua drejt Italisë, për t`u rikthyer sërish në Shqipëri, vetëm se tani nuk e dimë se cilat janë në vazhdim planet  e saj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat