Fero heq dorë nga muzika

Mediale Vip

Fero heq dorë nga muzika

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 15:21
Fero

Reperi shumë i famshëm dhe i zhurmshëm shqiptar Fero ka thënë se ka hequr dorë nga muzika.

Fero ditë më parë mbylli rrjetet sociale duke hapur panik tek fansat e tij, e sot për media, ka dhënë një deklaratë akoma më shokuese.

I pyetur se pse e ka mbyllur Instagramin, reperi ka thënë: “Jam larguar nga rrjetet  sociale sepse kam të heq dorë nga muzika”.

Reperi nuk ka dhënë përgjigje nëse është larguar nga muzika përkohësisht apo përgjithmonë, e as nuk dha arsyet se pse e ka marrë këtë vendim.

Megjithatë Fero edhe nuk mund të largohen nga muzika plotësisht, pasi që ai tashmë është CEO i label-it “GANG GANG ENTERTAIMENT”  ku po punon me ekipin e tij në ngritje të artistëve të rijnë, që sipas tyre shumë shpejtë do të shpërthej artisti i parë me emirin  Guapo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat