Nora nuk i reziston dot as këtij postimi nga Roberti

Mediale Vip

Nora nuk i reziston dot as këtij postimi nga Roberti

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 15:26
Nora, Robert Berisha

Robert Berisha ka bërë një dedikim special për të voglën e tij, Rene, me rastin e ditës së vajzave!

Këngëtari i njohur shkruan në një postim në Instagram fjalët më të bukura për të bijën, e cila jeton tani me nënën e saj pas ndarjes se Robertit nga Nora Istrefi.

“Ti je dielli, hëna ime dhe gjithë yjet. Ti i jep kuptim jetës sime. Gëzuar ditën e bijave”, shkruan Roberti.

Nora nuk ka mundur dot t’i rezistojë fotos dhe dedikimit, ndërsa i ka lënë një koment mjaft të përzemërt të bijës.

“Reneeja ime e bukur”, shkruan ajo.

Image
Insta

Pavarësisht se janë të ndarë, Nora dhe Roberti bëhen gjithnjë bashkë kur është fjala për vajzën e tyre të vogël. Ata kapërcejnë çdo gjë për vajzën e tyre që ajo të rritet me dashurinë e të dy prindërve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat