“Kjo ditëlindje më gjeti mbyllur dhe me temperaturë”, Arjola Shehu preket nga koronavirusi

Mediale Vip

“Kjo ditëlindje më gjeti mbyllur dhe me temperaturë”, Arjola Shehu preket nga koronavirusi

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 15:54
Arjola Shehu

Moderatorja Arjola Shehu feston sot ditëlindjen, por në kushte aspak të zakonshme. Ajo ka zbuluar se është infektuar me Covid-19 dhe se në vend që të festojë, i duhet të qëndroj e izoluar në shtëpinë e saj.

Arjola ka treguar se ka temperaturë, një nga shenjat më të zakonta të koronavirusit.

Ajo shprehet se dita e sotme e bëri të kuptoj cilët janë me të vërtetë personat më të afërt dhe sa e rëndësishme është që t’i jemi mirënjohës çdo frymëmarrjeje.

“Sigurisht, kjo ditëlindje për mua është ndryshe… e mbyllur në shtëpi prej disa ditësh… me temperaturë dhe pa mundësi për të dal jashtë dhomës sime… por kjo kohë vetëm, të bën të kuptosh se çfarë vërtetë ka rëndësi, kush është pranë teje, sa e rëndësishme është të jemi mirënjohës për çdo frymëmarrje! Gëzuar për mua! Me covid, por me shumë dashuri…! Mezi pres të kthehem pranë jush!”, shkruan moderatorja.

Ajo nuk ka treguar detaje të tjera rreth infektimit, se ku mund ta ketë marrë virusin dhe sa kohë ka në këtë gjendje. Megjithatë dimë se Arjola ka rreth 1 javë që nuk është shfaqur në emisionin “Ditë e Re”, që e prezanton së bashku me Arjon Muçën.

Image
Insta

Në këtë ditë speciale moderatorja ka marrë mesazhe të shumta nga miqtë e saj, që midis të tjerave i urojnë shërim sa më të shpejtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat