NRG Band vjen me projekt të ri muzikor “Lem met dasht”

Mediale Vip

NRG Band vjen me projekt të ri muzikor “Lem met dasht”

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 18:23
NRG Band

Ata janë grupi që për vite me radhë kanë arritur të qëndrojnë aktiv sa i përket prurjeve muzikore.

Bëhet fjalë për NRG Band, të cilët në rrjete sociale mbajnë të azhurnuar fansat e tyre me postime të përditshmërisë.

Në një postim të fundit, solisti i këtij grupi, Besnik Qaka, ka bërë të ditur se ka lansuar këngën e re.

“Lem met dasht”, titullohet prodhimtaria muzikore, për të cilën është përkujdesur NRG Entertainment, ndërsa tekstin e ka shkruar Qaka.

Për pjesën vizuale, në të cilën shiheshin në një studio muzikore, është përkujdesur Soner Turtulla, Senad Hallaqi dhe Sener Sahko.

Që në minutat e parë të lansimit, kënga ka arritur të pëlqehet në masë të madhe nga fansat.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat